• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një deputeti të Kuvendit izraelit i është marrë mandati sepse e ka mbështetur padinë e Afrikës Jugore kundër Izraelit

Një deputeti të Kuvendit izraelit i është marrë mandati sepse e ka mbështetur padinë e Afrikës Jugore kundër Izraelit

Jerusalem, 30 janar 2024 (MIA) - Komiteti i Kuvendit izraelit ka rekomanduar sot heqjen e mandatit të deputetit të partisë Lista e përbashkët hebraiko-arabe, Ofer Kasif, sepse ai e ka mbështetur padinë e Afrikës Jugore kundër Izraelit para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për gjenocid ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.

Për marrjen e mandatit kanë votuar 14 anëtarë të komisionit, ndërsa dy kanë qenë kundër. Që propozimi të pranohet, duhet ta mbështesin 90 nga gjithsej 120 deputetë të Knesetit.

Kasif është hebraiku i vetëm mes deputetëve të Listës së bashkuar, i cili deklaroi sot se pohimet se e mbështet organizatën palestineze Hamas është "gënjeshtër" dhe se është viktimë e përndjekjes politike.

Duke u përgjigjur në kërkesat e Afrikës Jugore, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë javën e kaluar kërkoi nga Izraeli të ndërmerr masa që ta parandalojë gjenocidin ndaj palestinezëve.

Izraeli pohon se lufta në Gaza zhvillohet kundër Hamasit, ndërsa jo kundër popullatës civile. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR