• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një deputet në parlamentin ukrainas u arrestua për tradhti të supozuar

Një deputet në parlamentin ukrainas u arrestua për tradhti të supozuar

Kiev, 25 korrik 2023 (MIA) - Deputeti i parlamentit ukrainas, Oleksandar Ponomarjev, është arrestuar nën dyshimin se ka shkelur nenin 111 të Kodit Penal i Ukrainës, i cili ka të bëjë  me tradhtinë, lajmëroi Radio Evropa e Lirë.

Të punësuarit e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe Byrosë Shtetërore për Hetime pretendojnë se kanë zbuluar "se ai ka bashkëpunuar me Federatën Ruse". Ponomarjov u zgjodh në Radën e Lartë nga radhët e platformës së opozitës - Për jetë, një parti pro-ruse që u ndalua vitin e kaluar.

 "Është konstatuar se gjatë pushtimit gjithëpërfshirës të Ukrainës, Ponomarjevi, i cili ishte në zonën e pushtuar përkohësisht të rajonit të Zaporozhjes, ka bashkëpunuar vullnetarisht me agresorin. Konkretisht,  ai ka riregjistruar kompanitë nën kontrollin e tij sipas legjislacionit rus, ka hapur llogari në filialet lokale të institucioneve bankare të Federatës Ruse, ndërsa gjithashtu ka organizuar prodhimin e të mirave materiale dhe transferimin e tyre në forcat pushtuese ruse", thuhet në njoftim. 

 Nga aty shtojnë se “sipas informacioneve në dispozicion, fabrikat e personit të përfshirë kanë furnizuar me karburant dhe vajra për pajisjet ushtarake të Federatës Ruse dhe kanë siguruar pajisje për fortifikimet e armikut”. Përndryshe, media tashmë raportoi se Ponomarjevi ka një pasaportë ruse, të cilën ai e pranoi në fillim, por më vonë e përgënjeshtroi. qa/ar/

QËNDRONI TË LIDHUR