• e martë, 24 dhjetor 2024

Një delegacion afrikano-perëndimor arriti në Niger, në tentim për të gjetur zgjidhje

Një delegacion afrikano-perëndimor arriti në Niger, në tentim për të gjetur zgjidhje

Niamei, 4 gusht 2023 (MIA) - Një delegacion nga Komuniteti ekonomik i shteteve afrikano-perëndimore (EKOWAS) mbrëmë arriti në kryeqytetin e Nigerit, Niamei, në mënyrë që të gjejë zgjidhje për krizën, tetë ditë pas grusht shtetit me të cilin u rrëzua presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike. Mohamed Bazum.

Delegacioni i EKOWAS, i kryesuar nga ishpresidenti i Nigerisë fqinje, Abdulsalami Abubakar, sot duhet të takohet me puçistët në Niger për t'ua parashtruar kërkesat e liderëve të kësaj organizate panafrikane, ceket në kumtesën e presidencës.

Presidenti nigerian Bola Tinubu, kryesues aktual me EKOWAS, kërkoi të bëhet gjithçka për t'u gjetur zgjidhje miqësore për krizën në Niger, pas sanksioneve të imponuara nga kjo organizatë ndaj Nigerit dhe ultimatumit drejt puçistëve për vendosje të sërishme të rendit kushtetues.

EKOWAS vendosi sanksione të ashpra kundër Niameit dhe u dha afat puçistëve deri të dielën ta kthejnë presidentin e zgjehdur Muhamed Bazum, të rrëzuar më 26 korrik, dhe kërcënoi se do të përdorë forcë nëse nuk e bëjnë atë.

Organizata i ndërpreu transaksionet financiare me Nigerin dhe kumtoi se po përgatitet për operacion ushtarak, duke cekur se në të njejtën kohë ky është "opsioni i fundit në tryezë". ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR