• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një dëshmitar në gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: 'Citroeni' i djegur na solli deri tek automjeti pik-ap dhe partia 'E djathta'

Një dëshmitar në gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: 'Citroeni' i djegur na solli deri tek automjeti pik-ap dhe partia 'E djathta'

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Hetimi për automjetin e djegur "citroen" i ka çuar deri te automjetu pik-ap "kangu" dhe partia politike "E djathta", e Lupço Palevskit, deklaroi shefi i Njësitit për krime të dhunshme pranë SPB Shkup i cili dëshmoi në seancën e sotme për vrasjen e dyfishtë ndaj minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Dëshmitari Dejan Dimovski i cili në atë kohë punonte si shef i Njësitit për krime të dhunshme pranë SPB Shkup, tha se kërkuan urdhër për bastisje, por meqenëse bëhet fjalë për parti politike, kanë hyrë mjaft vonë.

"Brenda ishin tre persona, mes tyre edhe Keshishev. Kur hyrëm tha si "hajde se ju kemi pritur". I pyetur pse, tha se e panë policinë duke qëndruar jashtë për një kohë të gjatë. Pas një bisede, dy të tjerët u lanë të lirë si pa interes për rastin. Nga biseda me Keshishevin, u kuptua se ai fshihte diçka. Ai tha se gatuante për Palçon dhe se jetonte atje. Keshishev, në bisedë disa herë e theksoi Velibor Manevin nga Velesi, i cili shihet se është fqinj me Pançe Zhezhovskin. Më pas policia shkoi në kontroll në shtëpinë e Manevit", deklaroi dëshmitari.

Gjatë marrjes në pyetje të Keshishevit, theksoi dëshmitari, atij iu bë e qartë se i kishin, pas së cilës ai filloi të "thehej" dhe të thotë gjëra.

"Unë nuk jam njeri. Ai tha një fjalë të keqe. Meqenëse jam në këtë edhe unë kam pjesë. Dalëngadalë po "thehej" njeriu. Tha se kanë shkuar me Palçon në Brazdë për ndonjë objekt që po ndërtonte. I thashë do na çosh atje, njëherë po pastaj jo, më tha do t'ju çoj. Ne dolëm në terren me dy automjete. Gjatë gjithë kohës thoshte “Kam frikë nëse e marrin vesh, Palço ka pasur njerëz në polici, do ta vrasin”, deklaroi dëshmitari.

Keshishev, tregoi dëshmitari, i ka çuar në fshatin Brazdë, ku i ka çuar nëpër një rrugë tokësore deri te vendi ku është varrosur vajza, si dhe se me ta kanë qenë Velja dhe Bore “karateisti”.

"As që fliste, vetëm tregonte me kokë. Ai qëndroi në një vend me jastëkë dhe çarçafë të shpërndarë. Filluam të gërmojmë. Dhe pastaj e gjetëm vajzën. Menjëherë kemi thirrur dhe kemi njoftuar prokurorin", deklaroi dëshmitari.

Vajzën që e gjetën, theksoi dëshmitari, ishte në rrobat me të cilat u raportua e zhdukur, me duar dhe këmbë të lidhura dhe me shirit në gojë.

"Këto janë deklaratat e tyre. Na tregonin. Ne punonim me urdhër të Palços", deklaroi dëshmitari.

Në bisedë me Vlibor Manet, ai u ka treguar se ku është trupi i Pançe Zhezhovskit.

"Në atë inspektim është marrë edhe një gëzhojë", deklaroi dëshmitari.

I pyetur pse babai i Vanjës, Aleksandri, ishte i dyshimtë, dëshmitari tha se të gjithë ishin të dyshimtë atëherë dhe analizuan edhe lëvizjet e Aleksandrit.

Një e dhënë, theksoi dëshmitari, ishte kur e panë se ai po lëvizte me automjetin e tij drejt rrugës së Kaçanikut. Kur e pyetën pse po shkonte në atë rrugë, ai tha se mendonte se ajo është nxjerrë jashtë vendit dhe kjo ishte rruga më e shkurtër për në kufi.

"Mos të them se ai sikur i parashikonte gjërat", tha dëshmitari.

Një tjetër e dhënë, tha dëshmitari, është se gjetëm një mesazh në telefonin e Zoricës, nga një skrinshot i Aleksandrit me Vanjën, ku ai i thotë asaj të vishet ngrohtë nesër.

"Në një bisedë me Zoricën i ka thënë se nëse e kanë rrëmbyer, paratë nuk janë problem, se do t'i gjejnë nga një Hari, vetëm duhet të thonë sa para. Një tregues tjetër është se Aleksandri e gaboi grupin dhe dërgoi një mesazh në grupin e prindërve që më vonë e fshiu. Nga dëshmitë e prindërve në grup shkruhej “Vetëm tregoni sa para duhen”, tha dëshmitari.

Në seancën e sotme janë thirrur edhe katër dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.

Të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. 

Sipas aktakuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Më 22 nëntor të vitit të kaluar i akuzuari me tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitjen e Pançe Zhezhovskit në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

Minorenja Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. 

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet ndaras.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR