• e diel, 22 dhjetor 2024

Një burr ka sulmuar një grua në Paris dhe qëllon dy policë pasi u dërgua në stacionin policor

Një burr ka sulmuar një grua në Paris dhe qëllon dy policë pasi u dërgua në stacionin policor

Paris, 10 maj 2024 (MIA) - Një burrë e ka sulmuar një grua në një apartament me sharrë motorike, ndërsa më pas qëlloi dy policë në stacionin policor në Paris. 

Policët e plagosur janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, tek njëri situata ka mbetur kritike edhe pas ndërhyrjes mjekësore, deklaruan burimet policore. Rëndë i plagosur është edhe sulmuesi i cili u godit nga një e shtënë..

Incidenti ndodhi rreth orës 22:30 në një pjesë të lagjes 13.

Sulmuesi e mori armën nga polici dhe filloi të gjuajë. Ai është arrestuar për dhunë familjare.

Burri emri i të cilit nuk përmendet, është arrestuar për shkak të "brutalitetit ekstremist", deklaroi shefi i policisë së Parisit, Loran Nunez. 

"Policia ka intervenuar dhe e ka sjellur këtu, por ai e ka vjedhur armën nga polici dhe ka plagosur rëndë dy policë", tha Nunez.

Prokuroria e Parisit njoftoi se ka hapur tre hetime kundër sulmuesit - për tentativë vrasje të një gruaje, për tentativë vrasje të zyrtarëve dhe për dhunë të qëllimshme me armë ndaj një zyrtari. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR