Një burrë vrau dy persona në aeroportin e kryeqytetit të Moldavisë, sulmuesi u arrestua
- Një burrë vrau dy persona në aeroportin e kryeqytetit të Moldavisë, Kishinjev, pasi i është refuzuar hyrja në vend. Sulmuesi është arrestuar, lajmëruan mediat lokale.
- Post By Sara Ademi
- 19:11, 30 qershor, 2023

Kishinjev, 30 qershor 2023 (MIA) - Një burrë vrau dy persona në aeroportin e kryeqytetit të Moldavisë, Kishinjev, pasi i është refuzuar hyrja në vend. Sulmuesi është arrestuar, lajmëruan mediat lokale.
Ata paraprakisht informuan se një i huaj ka hapur zjarr ndaj një roje kufitare dhe e ka plagosur pasi i është ndaluar hyrja në vend. Sulmuesi më pas u barrikadua në një dhomë në aeroport, ku mbajti pengje.
Pastaj, forcat speciale të Moldavisë filluan operacionin dhe e arrestuan sulmuesin.
Sipas të dhënave të para, njeriu ka arritur me aeroplan nga Turqia. Pasagjerët janë evakuuar nga aeroporti, i cili ndaloi marrjen e fluturimeve. sa/