• e mërkurë, 03 korrik 2024

Një burrë theri me thikë gjashtë fëmijë në një park në Francë, tre janë në gjendje kritike

Një burrë theri me thikë gjashtë fëmijë në një park në Francë, tre janë në gjendje kritike

Paris, 8 qershor 2023 (MIA) - Disa fëmijë janë therur me thikë gjatë sulmit në një park në afërsi të liqenit Anesi, në Francën juglindore, lajmëruan mediumet lokale.

Sulmi ndodhi sot në mëngjes rreth orës 9:45, ndërsa në të gjuthsej tetë persona janë therur me thikë, ndërsa tre janë në gjendje kritike.

Në vendin e ngjarjes arriti policia e armatosur e cila shpejtë e mposhti sulmuesin, para se ta arrestojë dhe dërgojë në spital.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanin në Tuiter shkroi: "Disa persona, mes të cilëve edhe fëmijë, u lënduan nga një person i armatosur me thikë. Individi është arrestuar pas intervenimit shumë të shpejtë të policisë".

Zëvendës prefekti rajonal, Antoan Arman, sulmin e përshkroi si "akt të ndyrë" dhe tha se autoritetet po e hetojnë rastin.

Kryeministrja franceze, Elizabet Born është rrugës drejt vendit të ngjarjes.

Mediumet franceze ndërkohë transmetuan se në sulm janë lënduar gjashtë fëmijë, ndërsa viktimat ishin të moshës prej rreth tre vjeç.

Kuvendi nacional francez mbajti një minutë heshtje, ndërsa rrugët rreth vendit të sulmit janë bllokuar. ab/

foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR