Një burrë ndërron jetë pas goditjes nga rryma elektrike
- Në një objekt në fshatin Markova Sushica- Shkup, këtë fundjavë është gjetur i vdekur një person me inicialet M.D. (28) nga fshati Elovë, Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 17:05, 14 janar, 2024

Shkup, 14 janar 2024 (MIA) - Në një objekt në fshatin Markova Sushica- Shkup, këtë fundjavë është gjetur i vdekur një person me inicialet M.D. (28) nga fshati Elovë, Shkup.
Siç ka bërë të ditur MPB-ja rasti është paraqitur në SPB Shkup më 12 janar 2024 në orën 15:00 dhe pas obduksionit është konstatuar se personi ka ndërruar jetë nga goditja e rrymës elektrike.