• e diel, 22 dhjetor 2024

Një burrë ndërroi jetë nga kapsollat, 12 të lënduar në Berlin

Një burrë ndërroi jetë nga kapsollat, 12 të lënduar në Berlin
Berlin, 1 janar 2022 (MIA) - Në Henef në krahinën federale gjermane Rajna Veriore - Vestfalia, një burrë 37-vjeçar humbi jetën gjatë shpërthimit të kapsollave. Policia njoftoi se në shpërthimin një burrë ka vdekur nga lëndimet, ndërsa edhe një është lënduar rëndë dhe gjendet në rrezik për jetë. Në pjesën lindore të Berlinit 12 persona janë lënduar gjatë shpërthimit të një fishekzjarri të jashtëligjshëm në një aheng privat të Vitit të Ri. Të gjithë personat janë hospitalizuar, por për fat të mirë nuk ka më rëndë të lënduar. Sipas zjarrfikësve, më i riu i lënduar është një djalë 11-vjeçar, ndërsa të tjerët janë adoleshentë dhe të rritur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR