• e mërkurë, 08 janar 2025

Një burrë i armatosur me thikë ka tentuar të hyjë në një ndërtesë të qeverisë belge

Një burrë i armatosur me thikë ka tentuar të hyjë në një ndërtesë të qeverisë belge

Bruksel, 6 janar 2025 (MIA) – Mëngjesin e sotëm, një person i armatosur me thikë ka tentuar të hyjë në objektin ku ndodhen shërbimet administrative të kryeministrit belg, por është penguar në qëllimin e tij dhe është pushtuar nga pjesëtarët e policisë ushtarake, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

"Mund të konfirmojmë se rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, një burrë është arrestuar para ndërtesës së qeverisë”, njoftoi policia e Brukselit.

Drejtori i Shërbimit për Marrëdhënie me Publikun të kryeministrit Aleksander de Kro, Barend Lejts, në një deklaratë për gazetën "Soar" konfirmoi incidentin.

"Personi është dërguar në stacionin policor", tha Lejts, duke theksuar se gjatë ndërhyrjes nuk ka policë të lënduar.

Policia bën me dije se i arrestuari “dyshohet se ishte i armatosur me thikë” dhe kërcënonte efektivët e pranishëm të policisë ushtarake, të cilët e kishin arrestuar.

"Motivet e tij aktualisht janë të paqarta, thuhet në kumtesën e policisë, duke shtuar se hetimet policore për rastin janë duke vazhduar.

Identiteti i të arrestuarit tani për tani nuk është treguar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s


 

QËNDRONI TË LIDHUR