• e premte, 22 nëntor 2024

Një burim qeveritar pretendon se Hezbollahu është pajtuar për armëpushim në Liban para se Izraeli ta vriste liderin Nasrallah

Një burim qeveritar pretendon se Hezbollahu është pajtuar për armëpushim në Liban para se Izraeli ta vriste liderin Nasrallah

Bejrut, 9 tetor 2024 (MIA) - Hezbollahu ka njoftuar autoritetet libaneze se ka pranuar ndërprerjen e zjarrit me Izraelin ditën kur gjatë sulmit izraelit është vrarë lideri i tyre Hasan Nasrallah, deklaroi një burim qeveritar për mediat franceze.

“Më 27 shtator, Hezbollahu informoi zyrtarisht qeverinë libaneze, përmes kryetarit të parlamentit Nabih Beri se ka pranuar iniciativën ndërkombëtare për armëpushim”, tha burimi.

Kryeministri Naxhib Mikati atë ditë ka qenë në Asamblenë e përgjithshme të KB-së në Nju Jork, kur SHBA dhe aleatët e saj paraqitën një propozim për armëpushim 21-ditor në Liban.

Mikati i informoi kolegët e tij për pozicionin e Hezbollahut, tha burimi, ndërsa negociatorët ndërkombëtar kanë pritur të dëgjojnë përgjigjen nga Izraeli. Por kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në fjalimin e tij para liderëve botërorë të njëjtën ditë tha se beteja kundër Hezbollahut nuk do të përfundojë, derisa të sigurohet kufiri verior i Izraelit.

Pasi fjalimit të tij, Forcat ajrore izraelite filluan një sulm ajror masiv në një bastion të Hezbollahut në Bejrutin jugor, duke vrarë Nasrallahun.

QËNDRONI TË LIDHUR