Një burim i Hamasit thotë se grupi po heq dorë nga kontrolli i Gazës
- Një burim i Hamasit pranë ekipit negociator të grupit palestinez Hamas tha se grupi nuk do të marrë pjesë në qeverisjen e Gazës pas luftës, disa ditë pasi armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi.
- Post By Sara Ademi
- 12:26, 12 tetor, 2025
Gaza, 12 tetor 2025 (MIA) - Një burim i Hamasit pranë ekipit negociator të grupit palestinez Hamas tha se grupi nuk do të marrë pjesë në qeverisjen e Gazës pas luftës, disa ditë pasi armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi.
"Për Hamasin, qeverisja e Rripit të Gazës është një çështje e mbyllur. Hamasi nuk do të marrë pjesë fare në fazën kalimtare, që do të thotë se heq dorë nga kontrolli i Rripit, por mbetet një pjesë themelore e strukturës palestineze", citoi Tajms of Izrael deklaratën që burimi e ka dhënë për AFP, i cili kërkoi të mbetej anonim për shkak të ndjeshmërisë së temës.
Vetëm disa orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në Gaza të premten, grupi palestinez publikoi foto që tregonin anëtarë të armatosur të aparatit të tij të sigurisë së brendshme, të ngarkuar për ruajtjen e rendit në Rrip, duke u shfaqur në publik për herë të parë që nga armëpushimi i mëparshëm, në atë që disa e interpretuan si një shfaqje të kufizuar force. sa/
Foto: MIA arkivi