• e martë, 26 nëntor 2024

Një bombë është hedhur në Mitrovicë, dy persona janë lënduar nga shpërthimi

Një bombë është hedhur në Mitrovicë, dy persona janë lënduar nga shpërthimi

Mitrovicë, 16 janar 2024 (MIA) - Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të një granate dore që ndodhi mbrëmë në afërsi të një hoteli në veri të Mitrovicës.

Informacionin për KoSSev e konfirmoi  zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani.

"Reth ores 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli "Bisevac" ne rr. Knjaz Millosh" Mitrovicë Veri. Nga shpërthimi janë dëmtuar shtatë automjete, ndërsa dy persona janë lënduar. Një person është me lëndime të lehta, por është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore kompetente janë në vendin e ngjarjes  dhe po merren me rastin", thotë Elshani.

Pjesëtarët e EULEKS-it dhe KFOR-it ishin në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimi është në vijim. 

Foto: arkivi i MIA-s

 



 

QËNDRONI TË LIDHUR