• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Një banor nga Kërçova është gjetur i vdekur në një shtëpi në fshatin Desovë të Prilepit

Një banor nga Kërçova është gjetur i vdekur në një shtëpi në fshatin Desovë të Prilepit

Kërçovë, 21 mars (MIA) - Një dyzet e tetë vjeçar R.L. nga Kërçova është gjetur i pajetë dje në një shtëpi në fshatin Desovë, ku ka jetuar përkohësisht. Sipas MPB-së, shkak për vdekjen e kërçovarit kanë qenë lëndimet e rënda trupore që i janë shkaktuar A.Gj. (29) dhe D.Gj. (67) nga fshati Desovë, Komuna e Dollnenit.

"Vdekja ka ndodhur për shkak të lëndimeve të rënda në kokë dhe trup, të cilën e ka konstatuar mjeku nga ndihma e parë mjekësore nga Prilepi, ndërsa është kontrolluar nga ekipi inspektues nga RPB-Prilep dhe prokurori publik nga ky qytet", njofton Ministria Brendshme.

Policia shton se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj A.Gj. dhe D.Gj. do të ngritet kallëzim penal përkatës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR