• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një bankë ka pranuar të subvencionojë një pjesë të interesit për kreditë për kompanitë nga huamarrja nga Hungaria, thotë Dimitrieska-Koçoska

Një bankë ka pranuar të subvencionojë një pjesë të interesit për kreditë për kompanitë nga huamarrja nga Hungaria, thotë Dimitrieska-Koçoska

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska ka bërë të ditur se një bankë ka pranuar të subvencionojë një pjesë të interesit për kreditë për kompanitë nga huamarrja nga Hungaria. Ajo nuk ka zbuluar nëse bëhet fjalë për një nga tre bankat më të mëdha në vend.

Në intervistën për 360 gradë Dimitrieska-Koçoska ka thënë se në disa takime të deritanishme bankat në përgjithësi janë shprehur kundër kësaj ideje. Megjithatë nga një bankë, në një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski janë pajtuar me iniciativën e qeverisë për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për kreditë dedikuar për biznes. Ajo ka paralajmëruar se për detajet do të merren vesh në takimin e radhës me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë që do të mbahet të dielën ku do të marrë pjesë edhe kryeministri.

Në pyetjen se pse deri më tani nuk kanë mundur të merren vesh me bankat, ajo është përgjigjur se kanë qenë në pritje të transferimit të parave.

"Prisnim që të transferohen paratë, të futen në llogari dhe të shihnim se si do t'i transferojmë në Bankën zhvillimore. Njëherësh thamë se norma e interesit është 3.25 për qind dhe do të mbetet ashtu. Qëllimi i qeverisë është që norma e interesit të jetë ajo me të cilën kemi marrë kredinë. Këtu kemi pasur polemika, nëse bankat në një farë mënyre do të marrin pjesë në subvencionimin e normës së interesit, megjithëse dua të them se deri më tani nga viti 2011 e këndej janë tërhequr mbi 650 milionë euro përmes linjave të ndryshme kreditore, ku norma e interesit është subvencionuar nga shteti", ka thënë Dimitrieska-Koçoska.

E pyetur nëse të gjitha paratë mund të kalojnë përmes një banke nëse të tjerat nuk pranojnë, ministrja tha se në atë rast nuk do të kishte asgjë kontestuese, por preferojnë përfshirje më të madhe të sektorit bankar.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR