• e diel, 22 dhjetor 2024

Një baner i madh me fotografitë e Trampit dhe Harrisit është vendosur në qendër të Prishtinës

Një baner i madh me fotografitë e Trampit dhe Harrisit është vendosur në qendër të Prishtinës

Prishtinë, 5 nëntor 2024 (MIA) – Me porosi paqësore për miqësi të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot pasdite në qendër të Prishtinës është vendosur një baner i madh me fotografitë e kandidatëve për president të SHBA-së, Kamalla Haris dhe Donald Tramp, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Baneri me porosinë “Së bashku qëndrojmë në tokën e lirisë”, i cili në ditën kur mbahen zgjedhjet presidenciale në Amerikë, është vendosur në fasadën e hotelit “Grand” në qendër të kryeqytetit të Kosovës, krah atij në mbështetje të Ukrainës me porosinë “Liri për Ukrainën”, është puna e Institutit Kosovar për Studime të Luftës Hibride “Oktopus”.

Hulumtuesi i lartë në “Oktopus”, Gurakuç Kuçi  për agjencinë KosovaPres tha se populli i Kosovës qëndron gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa theksoi rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale që po mbahen atje.

Kuçi potencoi se përveç pavarësisë, “SHBA-në me Kosovën i bashkojnë vlerat, dinjiteti dhe qëndresa për vetëvendosje”.

“Përkrahja e Kosovës nuk ka munguar as nga republikanët e as nga demokratët, gjatë kohës sa ata ishin në pushtet… SHBA-ja ka një demokraci, strategji dhe sistem stabil, për çka siguron botën për një të ardhme më të sigurt. Ky baner është një porosi falënderimi për ndihmën e vazhdueshme të Amerikës”, tha Kuçi. fc/

Fotografia: KosovaPres

QËNDRONI TË LIDHUR