• e diel, 22 dhjetor 2024

Një avokat i njohur nga SHBA-ja vrau gruan dhe djalin e tij për shkak të keqpërdorimeve financiare

Një avokat i njohur nga SHBA-ja vrau gruan dhe djalin e tij për shkak të keqpërdorimeve  financiare

Nju-Jork, 3 mars 2023 (MIA) - Një juri në Karolinën e Jugut (SHBA) e shpalli dje fajtor ish avokatin e njohur Riçard A. Mardo për vrasjen e gruas dhe djalit të tij pas gjashtë javësh gjyqesh që tërhoqën vëmendjen e opinionit përreth vendit.

Pas diskutimit për tre orë, juria prej 12 anëtarësh e shpalli Mardon, 54 vjeç, fajtor për vrasjen e Megi, 52 vjeç dhe Paul, 22, të cilët u qëlluan pranë pronës së familjes më 7 qershor të vitit 2021. Mardo përballet me të paktën 30 vjet burg, deri në burgim të përjetshëm.

Mardo është pasardhës i një familjeje me ndikim të avokatëve të zonës Çarlston. Prokurorët pretenduan se ai vrau gruan dhe djalin e tij për të mbuluar keqpërdorimet  financiare, duke përfshirë përvetësimin e miliona dollarëve nga partnerët dhe klientët për të financuar varësinë e tij nga droga dhe stilin e shtrenjtë të jetesës. Edhe pse ai u deklarua i pafajshëm për vrasjet, ai pranoi se gënjeu për alibinë e tij, gjë që dëmtoi besueshmërinë e tij tek juria.

Ishte ndër provat më të forta kundër tij. Mardo ndryshoi dëshminë e tij pasi juria dëgjoi një regjistrim audio si provë se ai ishte në vendin e krimit disa minuta para se të ndodhnin vrasjet.

Me vazhdimin e procesit gjyqësor për këtë vrasje, u bënë hetime të reja për vdekje të tjera që lidhen me të. Gloria Saterfild, për shembull, ishte shërbyesja e tyre për një kohë të gjatë deri në vdekjen e saj në 2018. Fillimisht u mendua se shkaku ishte një rënie aksidentale nga shkallët e shtëpisë së Mardos, por marrëdhëniet financiare të Mardos hodhën dyshime në shpjegime të tjera.

Pas vdekjes së Saterfild, avokati siguroi sigurim në emër të djemve të saj mbi katër milionë dollarë, por paratë përfunduan tek ai.

Një hetim është nisur edhe për vdekjen e Stiven Smith, 19 vjeç, i cili u gjet i vdekur në rrugë jo shumë larg shtëpisë së Mardos. Adoleshenti ishte shok klase me djalin e madh të Mardos, Baster.

Kjo do të thotë, përveç akuzës për vrasje, prokurori publik i Karolinës së Jugut ngriti 99 akuza të tjera kundër Mardos për krime financiare që ndodhën gjatë një periudhe disavjeçare. Ai akuzohet gjithashtu se ka mashtruar disa klientë për një shumë më të madhe se tetë milionë dollarë.

Në Netfliks javën e kaluar u publikua gjithashtu një film dokumentar për rastin e Mardos.  Filmi dokumentar "Vrasjet e  Mardos: Skandal në jug" (Murdaugh Murders: A Southern Scandal) ishte një nga filmat më të shikuar të Netfliksit në SHBA. sa/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR