Një automobil hyri në turmën e njerëzve në qytetin gjerman Manhajm, të paktën një person humbi jetën
- Një makinë është përplasur me një turmë njerëzish në qytetin perëndimor të Gjermanisë Manhajm, raportoi sot gazeta Manhajmer Morgen, duke iu referuar dëshmitarëve.
- Post By Sara Ademi
- 14:44, 3 mars, 2025

Manhajm, 3 mars 2025 (MIA) - Një makinë është përplasur me një turmë njerëzish në qytetin perëndimor të Gjermanisë Manhajm, raportoi sot gazeta Manhajmer Morgen, duke iu referuar dëshmitarëve.
Të paktën një person humbi jetën, raporton DV, duke cituar mediat lokale.
Bild shkruan se një fuoristradë e zezë kaloi "nga parada drejt kullës së ujit në turmën e njerëzve". Dyshohet se ka disa persona të lënduar rëndë, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e emergjencës.
Policia lokale kumtoi se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në qendër të qytetit, por nuk dha detaje të tjera.
Për momentin nuk ka të dhëna për autorët e mundshëm apo sfondin e ngjarjes. Të paktën një person ka vdekur, raporton DV, duke cituar mediat lokale.
Incidenti ndodhi në një kohë kur njerëzit mblidhen në qytete në të gjithë Gjermaninë për parada karnavalesh. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s