Një automobil e goditi automjetin e parkuar të konvojit të presidentit amerikan, nuk ka të lënduar
- Një automobil mbrëmë goditi një automjet të parkuar të terrenit nga konvoji i presidentit amerikan, Xho Bajden, derisa ai po dilte nga selia e fushatës zgjedhore në shtetin Delauer.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:29, 18 dhjetor, 2023

Uillmington, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Një automobil mbrëmë goditi një automjet të parkuar të terrenit nga konvoji i presidentit amerikan, Xho Bajden, derisa ai po dilte nga selia e fushatës zgjedhore në shtetin Delauer.
Presidenti amerikan dhe zonja e parë Xhil Bajden nuk janë lëndur.
Përderisa Bajden po lëvizte drejt automjetit të blinduar të terrenit që e priste para selisë, një automobil e goditi automjetin e shërbimit të fshehtë që mbylli rrugën e afërt.
Pas aksidentit, automobili tentoi të vazhdojë në udhëkryq të mbyllur, por njerëzit e shërbimit të fshehtë e rrethuan dhe e arrestuan shoferin.
Bajden shpejtë u fut në automjetin që e priste dhe së bashku me bashkëshorten e tij u dërguan në rezidencë. ab/
Foto: МIА arkivi