• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një autobus me targa serbe përmbyset në Hungari

Një autobus me targa serbe përmbyset në Hungari

 

Beograd, 30 prill 2023 (MIA) - Një autobus me targa të Serbisë të shtunën në mëngjes ka rënë në një kanal midis Kishkunhalashit dhe Pirtit në Hungari. Në automjet kanë qenë 55 udhëtarë, dy drejtues të autobusit, ndërsa në mesin e bashkëudhëtarëve kanë qenë edhe dy fëmijë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Dymbëdhjetë persona janë transferuar në spital, kumtoi shtabi i policisë së rajonit Baç - Kishkun, transmetoi faqja Police.hu. Udhëtarët e tjerë janë transportuar në Shtëpinë e bashkësisë lokale në Kishkunhalash, ku e kanë pritur autobusin për ndihmë i cili ka ardhur për t'i marrë nga Serbia.

Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 3 e 30 minuta, ndërsa autobusi turistik ka qenë rrugës për në Budapest. Udhëtarët të cilët nuk janë lënduar nga Ndihma e Shpejtë dhe Policia janë transferuar në akomodim të përkohshëm.

Nenad Çeliq, përfaqësues i transportuesit nga Sombori, deklaroi se në mesin e udhëtarëve nuk ka prej tyre me lëndime seerioze, në spitalin në Kishunhalash janë kontrolluar 15 udhëtarë dhe të gjithë janë rikuperuar, ndërsa dy gra dhe njëri nga drejtuesit kanë mbetur në spital për observim në dy orët e ardhshme.

Autobusi, shton ai, ka kaluar kontrollin teknik, është regjistruar para një muaji dhe ka qenë në gjendje të rregullt.

Sipas tij, një kamion nga ana e kundërt ka kaluar nëpër korsinë nëpër të cilën ka qarkulluar autobusi dhe drejtuesi për t'iu shmangur është dashur ta kaplojë bankinën nga ana e djathtë.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve, shton ai, e kanë vazhduar udhëtimin në Budapest, ku kanë shkuar me një autobus tjetër, ndërsa dhjetë udhtarë janë kthyer në Serbi.


foto: Police.hu

QËNDRONI TË LIDHUR