• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një autobus me emigrantë në Meksikë ra në humnerë të thellë 40 metra, 18 të vdekur

Një autobus me emigrantë në Meksikë ra në humnerë të thellë 40 metra, 18 të vdekur

Tepik, 4 gusht 2023 (MIA) - Së paku 18 persona e humbën jetën, ndërsa 23 janë lënduar në një fatkeqësi autobusi në Meksikën perëndimore. Autobusi transportonte meksikanë dhe emigrantë në veri të vendit, kumtuan autoritetet.

"Numri i përgjithshëm i të vdekurve në fatkeqësi është 18, prej të cilëve tre janë të mitur dhe 15 të rritur", kumtoi policia në shtetin Najarit, duke shtuar se fatkeqësia ka ndodhur natën.

"Shumica e udhëtarëve ishin të huaj nga vende si India, Republika Domenikane dhe nga kontinenti afrikan", kumtuan autoritetet, duke cekur se disa udhëtonin në Tihuana për të tentuar të kalojnë në SHBA.

Siç është cekur, shoferi i autobusit e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe e ka humbur kontrollin ndaj automjetit i cili ra në humnerë të thellë 40 metra afër rrugës në Tepik, kryeqytet i vendit.

Mijëra emigrantë kalojnë nëpër Meksikë rrugës drejt kufirit verior të vendit për të kërkuar azil në SHBA ose për të tentuar të hyjnë pa vizë. Një numër i madh i emigrantëve udhëtojnë ilegalisht, të fshehur në kamionë në kushte johumane. Në dhjetor të vitit 2021, 50 emigrantë e humbën jetën në fatkeqësinë e kamionit në Çiapas, në jug të meksikës. Shumica prej tyre ishin nga Amerika Qendrore (Guatemala, Hondurasi dhe EL Salvadori). ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR