• e premte, 05 dhjetor 2025

Një anije me emigrantë fundoset midis Malajzisë dhe Tajlandës, qindra të zhdukur

Një anije me emigrantë fundoset midis Malajzisë dhe Tajlandës, qindra të zhdukur

Kuala Lumpur, 9 nëntor 2025 (MIA) - Qindra emigrantë ende rezultojnë të zhdukur pasi një anije u fundos në ujërat pranë kufirit midis Malajzisë dhe Tajlandës disa ditë më parë. Deri më tani, vetëm 10 të mbijetuar dhe trupi i një viktime janë nxjerrë nga uji, njoftuan autoritetet detare malajziane.

Admirali Romli Mustafa, drejtor i administratës detare në shtetet veriore malajziane Kedah dhe Perlis, tha se ishte e mundur që më shumë viktima të zbuloheshin në det tre ditë pasi anija e madhe që transportonte rreth 300 persona u fundos pranë qytetit Butidaung të Mianmarit.

Sipas drejtorit të policisë, migrantët që udhëtonin për në Malajzi fillimisht hipën në një anije më të madhe, por kur iu afruan kufirit, u urdhërua të transferoheshin në tre varka më të vogla, secila me rreth 100 persona, me qëllim që të shmangnin arrestimin nga autoritetet kufitare malajziane. sa/

foto: EPA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR