Një anije me aktivistë propalestinezë fundoset në Maltë: "U goditëm nga një dron"
- - Një anije me aktivistë propalestinezë mori flakë në ujërat ndërkombëtarë në Maltë, ndërsa ekuipazhi dërgoi sinjalin SOS pas, siç thonë, sulmit me dron.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:39, 2 maj, 2025
Valeta, 2 maj 2025 (MIA) - Një anije me aktivistë propalestinezë mori flakë në ujërat ndërkombëtarë në Maltë, ndërsa ekuipazhi dërgoi sinjalin SOS pas, siç thonë, sulmit me dron.
Koalicioni "Fridom Flotila", i cili kundërshton bllokadën izraelite në Gazë, për Si-En-En deklaroi se në anije ka pasur 32 persona në momentin e sulmit. Sipas pretendimeve të tyre, sulmi ka ndodhur pak pas mesnatës sipas kohës lokale.
"Në anije tani ka një vrimë dhe ajo po fundoset", deklaroi zëdhënësja e koalicionit Jasemin Axhar, e cila në momentin e bisedimeve ndodhej në Maltë. Ajo shtoi se nga anija kishte dërguar thirrje për ndihmë në vendet përreth, përfshirë edhe Maltën, dhe se "një varkë e vogël nga Qiproja jugore u nis drejt tyre." Axhari deklaroi se pas sinjalit SOS, ajo arriti të kontaktojë disa anëtarë të ekuipazhit.
Koalicioni postoi një video në profilin e tij në platformën X ku tregohej një anije në flakë dhe tym që ngrihej lart. Në një video tjetër që ata publikuan, dëgjohen dy shpërthime të forta. "Anija jonë ndodhet 17 kilometra nga brigjet e Maltës, në ujërat ndërkombëtarë, dhe ishte sulmuar dy herë me dron", deklaroi Axhar, duke shtuar se, sipas gjitha gjasave, në shënjestër ishin gjeneratorët në pjesën e përparme të anijes.
Flotila nuk bëri asnjë akuzë se kush mund të qëndronte pas sulmit. qa/
Foto: printskrin