Një anije e marinës meksikane u ndesh në Urën e Bruklinit, dy të vdekur dhe 22 të lënduar
- Anija për trajnim e marinës meksikane dje u ndesh në Urën e Bruklinit në Nju-Jork, me ç'rast jetën e humbën dy persona, deklaroi prefekti i Nju-Jorkut, Erik Adams, transmetoi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:41, 18 maj, 2025

Nju-Jork, 18 maj 2025 (MIA) - Anija për trajnim e marinës meksikane dje u ndesh në Urën e Bruklinit në Nju-Jork, me ç'rast jetën e humbën dy persona, deklaroi prefekti i Nju-Jorkut, Erik Adams, transmetoi DPA.
Adams tha se në anije, në kohën e fatkeqësisë ka pasur 277 persona, ndërsa 19 janë lënduar. Prej tyre, dy mbeten në "gjendje kritike", ndërsa dy të tjerë "për fat të keq ndërruan jetë nga lëndimet", shkroi Adams në X.
Marina kumtoi se numri i të lënduarve është 22, prej të cilëve 19 ndodhen për mjekim në spital, ceket në kumtimin e tyre në X, transmetuar nga agjencia gjermane.
Marina shton se askush nga anija nuk ka rënë në ujë si shkak i ndeshjes në urë.
Anija "Kuautemok" është dëmtuar gjatë fatkeqësisë, shtoi marina.
Anija ishte në Nju-Jork për vizitë promovuese dhe ishte rrugës drejt islandës kur ndodhi goditja, kumtoi policia në konferencë prë shtyp.
Shefi i policisë, Uillson Aramboles deklaroi se informatat e para për shkakun e goditjes tregojnë për problem mekanik.
Prefekti Adams tha se anija "e ka humbur fuqinë", gjë që ka çuar drejt ndeshjes me urën, transmeton DPA.
🇺🇸🇲🇽 | ÚLTIMA HORA — Suben a 35 los heridos, 16 de ellos graves, tras el choque del buque Cuauhtémoc de la Armada mexicana contra el puente de Brooklyn. pic.twitter.com/tVnVWoijxq
— UHN Plus (@UHN_Plus) May 18, 2025
Komisarja e policisë, Xhesika Tish deklaroi se ka filluar hetimi i plotë. Policia e Nju-Jorkut u bëri thirrje njerëzve ta evitojnë rajonin rreth urës.
Video xhirime të pakontrolluara në rrjetet sociale treguan se si anija ndeshet me urën përderisa kalon nën të, duke shkaktuar thyerje të shtizave në anije.
Anija me tre shtiza u lëshua në ujë në vitin 1982 dhe ështëe gjatë rreth 90 metra me lartësi të shtizës prej rreth 48 metra. ab/
Fotо:ЕPА