Një anije duke lundruar për në Bullgari bllokoi Bosforin
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 29 korrik, 2022

Ankara, 29 korrik 2022 (MIA) - Ngushtica e Bosforit është e mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet për shkak të një defekti të një anijeje që po udhëtonte nga Egjipti në Bullgari, njoftoi Drejtoria e Sigurisë Bregdetare, transmeton agjencia Anadolia.
Defekti në anijen 134 metra SPARTA ka ndodhur derisa anija ndodhej në zonën e urës Javuz Sulltan Selim mbi Bosfor dhe në anije u dërguan rimorkiatorë, njoftoi Drejtoria. sa/