• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një anije britanike e mallrave dëmtohet nga sulmi me dron në brigjet e Jemenit

Një anije britanike e mallrave dëmtohet nga sulmi me dron në brigjet e Jemenit

Dubai, 6 shkurt 2024 (MIA) - Një anije britanike e mallrave është dëmtuar nga një sulm me dron në Detin e Kuq në brigjet e Jemenit gjatë natës, kumtoi kompania e sigurisë detare Ambri.

Anija me flamurin e Barbados pësoi "dëmtime të vogla", thuhet në kumtesën.

Agjencia britanike e sigurisë detare UKTMO kumtoi se anija u dëmtua kur ishte 57 milje detare ose rreth 105 kilometra, në perëndim të portit Hodeida, të kontrolluar nga Huthët.

Shtetet e Bashkuara mbrëmë kanë kryer një sulm të ri ndaj Huthëve në Jemen, m ç'rast u synuan dy drone me eksploziv, kumtoi Komanda amerikane për Lindjen e Afërt (Centkom).

Forcat amerikane i kanë përforcuar operacionet në Jemen dhe në brigjet e vendit të shkatërruar nga lufta për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit nga sulmet e Huthëve.

Kryengritësit Huthë i mbështesin palestinezët në Gazl, ku Izraeli po lufton kundër lëvizjes islamike Hamas. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR