• e enjte, 14 nëntor 2024

Një anëtar i ekipit të Rojtersit e humbi jetën në sulmin ndaj një hoteli në Kramatorsk, dy kolegë të tij janë plagosur

Një anëtar i ekipit të Rojtersit e humbi jetën në sulmin ndaj një hoteli në Kramatorsk, dy kolegë të tij janë plagosur

Londër, 26 gusht 2024 (MIA) - Rajan Evans, anëtar i ekipit të agjencisë Rojters, e cila raportonte për luftën në Ukrainë, e humbi jetën, ndërsa dy kolegë të tij-gazetarë janë lënduar në sulmin ndaj hotelit në qytetin lindor ukrainas, Kramatorsk.

Evans (38), i cili punonte si këshilltar për siguri në agjencinë Rojters, u vra të shtunën kur një rpedhë e goditi hotelin Safir,ku ka qëndruar ekipi gjashtëanëtarësh i Rojtersit, kumtoi agjencia.

Dy kolegët e lënduar janë dërguar në spital, ndërsa njri prej tyre është i plagosur rëndë.

Evans, ish-ushtar britanik, për Rojtersin ka punuar prej vitit 2022 si këshilltar për siguri. Tre anëtarët e tjerë të ekipit të Rojtersit, të cilët ishin në hotel në momentin e sulmit, janë të sigurt.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dje deklaroi se hoteli ishte goditur nga raketa ruse "Iskander", e cila ka rreze veprimi prej 500 kilometrave, dhe se sulmi ishte parapenduar paraprakisht.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesës së agjencisë Rojters për koment, ndërsa agjencia thekson se nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur nëse bëhet fjalë për sulm të qëllimshëm të ndërtesës.

Prokuroria rajonale e Donjeckut paraprakisht kumtoi se nën rrënoja të ndërtesës së hotelit në Kramatorsk është gjetur trupi i një shtetasi britanik. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR