• e diel, 22 dhjetor 2024

Një amerikan i infektuar me murtajë bubonike, e ka marrë nga macja e tij

Një amerikan i infektuar me murtajë bubonike, e ka marrë nga macja e tij

Portland, 13 shkurt 2024 (MIA) - Autoritetet shëndetësore në shtetin federal amerikan Oregon kanë konfirmuar një rast të murtajës bubonike te një njeri. Personi me shumë gjasa është infektuar nga macja e tij shtëpiake.

“Sëmundja përhapet përmes ajrit dhe ushqimit të kontaminuar, ndërsa individi me shumë gjasa është infektuar nga një mace që ka shfaqur simptoma. Të gjithë njerëzit që kishin kontakt të ngushtë me atë qytetar dhe kafshën e tyre shtëpiake janë kontaktuar dhe janë pajisur me ilaçe për të parandaluar sëmundjen," shkroi zyrtari i Shërbimeve Shëndetësore në qarkun Deshut, Dr. Riçard Foset në kumtesën për opinionin.

Personi i infektuar po kujdeset nga mjekët dhe "në ato faza të hershme, sëmundja paraqet pak rrezik për komunitetin", thanë zyrtarët. Ky është rasti i parë i etheve bubonike tek një njeri në Oregon në më shumë se tetë vjet. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR