• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një alpiniste kroate ka humbur jetën në Alpet shqiptare, kanë shpëtuar shtatë alpinistë

Një alpiniste kroate ka humbur jetën në Alpet shqiptare, kanë shpëtuar shtatë alpinistë

Tiranë, 31 mars 2024 (MIA) - Një alpiniste kroate ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një lartësi e madhe në malin Jezerce, në pjesën veriore të Shqipërisë, të njohur si "Alpet Shqiptare".

"Pas disa orësh kërkime, pasditen e djeshme vonë u mundësua gjetja dhe shpëtimi i shtatë turistëve të bllokuar në malin e Jezercës, ku si pasojë e rrëshqitjes në një terren të pjerrët dhe rënies nga një lartësi e madhe jetën e humbi alpinistja kroate Z.I.(41) vjeçare publikoi MPB shqiptare.

Në videon e publikuar në Fejsbuk shihet momenti kur ekipi i shpëtimit gjen alpinisten kroate të vdekur.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit ka marrë pjesë edhe Departamenti i Shpëtimit Malor i Kosovës.

Pesë nga alpinistët e shpëtuar janë kthyer në territorin e Malit të Zi nga ku kanë hyrë në territorin shqiptar, dy të tjerët janë transportuar me helikopter në spitalin e qytetit Bajram Curi. sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR