Një aeroplan ushtarak u rrëzua në Finlandë, piloti ishte katapultuar
- – Një aeroplan ushtarak “Hornet” i forcave ajrore finlandeze u rrëzua në aeroportin Rovaniemi, në Finlandën veriore rreth orës 11 sipas kohës lokale, njoftuan forcat ajrore finlandeze.
- Post By Fitore Curri
- 16:17, 7 maj, 2025
Helsinki, 7 maj 2025 (MIA) – Një aeroplan ushtarak “Hornet” i forcave ajrore finlandeze u rrëzua në aeroportin Rovaniemi, në Finlandën veriore rreth orës 11 sipas kohës lokale, njoftuan forcat ajrore finlandeze.
Ata shtuan se piloti arriti të katapultojë dhe se lokacioni i tij është konfirmuar.
Servisi radiodifuziv publik finlandez “Ile” njoftoi se rruga drejt aeroportit është e mbyllur dhe se policia e bllokon qasjen deri në aeroport. fc/
Foo: Arkiv/ilustrim