Një aeroplan rus An-2 u rrëzua në Moskë, e humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit
- Një aeroplan rus An-2 është rrëzuar sot në rajonin e Moskës, ku e humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit, transmetojnë mediat ruse.

Moskë, 9 shtator 2024 (MIA) - Një aeroplan rus An-2 është rrëzuar sot në rajonin e Moskës, ku e humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit, transmetojnë mediat ruse.
Aeroplani ishte në një fluturim stërvitor dhe i përkiste aeroklubit Vatulino.
Deri më tani nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara në vendin e aksidentit. ls/
Foto: Arkiv/ilustrim