Një aeroplan i vogël u rrëzua në pistë dhe u ndesh me disa aeroplanë të parkuar në shtetin amerikan të Montanës
- Një aeroplan i vogël që ateroi në aeroportin në Montanë u ndesh me një aeroplan tjetër të parkuar, duke shkaktuar zjarr, por askush nuk është lënduar seriozisht, kumtuan sot autoritetet.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:32, 12 gusht, 2025
Uashinfton, 12 gusht 2025 (MIA) - Një aeroplan i vogël që ateroi në aeroportin në Montanë u ndesh me një aeroplan tjetër të parkuar, duke shkaktuar zjarr, por askush nuk është lënduar seriozisht, kumtuan sot autoritetet.
Aeroplani me një motor, me katër persona në të, tentoi të aterojë në aeroportin komunal Kalispel rreth orës 14.
Hetimi preliminar tregoi se piloti e humbi kontrollin, u rrëzua në pistë dhe u ndesh me disa aeroplanë të parkuar, duke shkaktuar zjarr në disa prej aeroplanëve.
Zjarri u zgjerua edhe në sipërfaqen e afërt me bar, para se të shuhej. Dëshmitarët thanë se aeroplani u dnesh me një aeroplan tjetër në fund të pistës, ndërkaq udhëtarët dolën nga aeroplani.
Dy persona pësuan lëndime më të lehta dhe u është ofruar ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes. Aeroplani ishte identifikuar si turbopropeler "Sokata TBM 700" i vitit 2011, në pronësi të "Meter Skaj LLC" nga Pullman, Uashington.
Konsulenti për siguri në aviacion, Xhef Guçiti, deklaroi se incidente të këtilla, në të cilat aeroplanë të vogël ndeshjen me aeroplanë të parkuar, ndodhin disa herë në vit.
Në shkurt, aeroplani i këngëtarit Vins Nill u ndesh me një aeroplan të parkuar në Arizonë, me ç'rast e humbi jetën një person. Hetimi për atë incident ende nuk e ka konstatuar shkakun e fatkeqësisë. ab/
foto: Х
A small plane crash landed in Montana, colliding into multiple aircraft as it careened off the runway, according to the FAA. Video of the aftermath shows thick smoke rising from the scene. @TrevorLAult reports. https://t.co/QzCTi776bC pic.twitter.com/RVJOnXjzYy
— World News Tonight (@ABCWorldNews) August 12, 2025