Një aeroplan i mbushur me udhëtarë është qëlluar nga një plumb në aeroportin në Dallas
- – Një aeroplan i kompanisë “Sautvest erllajns” i mbushur me udhëtarë ishte qëlluar me plumb nga pistoletë derisa lëvizte në pistën në aeroportin Lav Fild në Dallas, njoftuan sot autoritetet lokale.
- Post By Fitore Curri
- 11:43, 16 nëntor, 2024
Dallas, 16 nëntor 2024 (MIA) – Një aeroplan i kompanisë “Sautvest erllajns” i mbushur me udhëtarë ishte qëlluar me plumb nga pistoletë derisa lëvizte në pistën në aeroportin Lav Fild në Dallas, njoftuan sot autoritetet lokale.
Aeroplani bëhej gati të fluturonte për Indianapolis kur një plumb e qëlloi anën e djathtë të aeroplanit nën kabinën e pilotëve, deklaroi një zëdhënës i “Sautvest erllajns” për Si-Bi-Es.
Kompania ajrore njoftoi se askush nuk është lënduar, ndërsa zëdhënësi i aeroportit Lav Fild në Dalas deklaroi se udhëtarët ishin zbritur, aeroplani ishte kthyer në depo, ndërsa pista ishte mbyllur për pak kohë.
Policia në Dallas e konfirmoi incidentin, duke theksuar se incidenti kishte ndodhur në orën 21:48 sipas kohës lokale. Nuk bëhen të ditura hollësi shtesë për rrethanat e incidentit ose kush ka shtënë. fc/
Fotografia: EPA