• e premte, 05 korrik 2024

Një çift humb jetën në një aksident të rëndë trafiku në Strumicë

Një çift humb jetën në një aksident të rëndë trafiku në Strumicë
Strumicë, 20 nëntor 2022 (MIA)- Një çift bashkëshortësh nga fshati Mokrievë të moshës 70 dhe 69 vjeç, kanë humbur jetën sot pasdite në një aksident të rëndë trafiku në dalje nga fshati Koleshino, afër Strumicës. Sipas informacioneve nga SPB Strumicë, automjeti i tipit “folksvagen pasat” me targa të Strumicës e cila drejtohej nga T.N. ku me të ka qenë edhe bashkëshortja e tij N.N, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin pranë rrugës. Nga plagët e marra të dy kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e kanë konstatuar mjekët. Për shkak të dëmtimit të madh të automjetit, në nxjerrjen e kufomave kanë marrë pjesë edhe zjarrfikës nga NJTKZ Strumicë. Në vendin e aksidentit mbikëqyrje kanë kryer edhe ekipi policor dhe prokuror publik nga PTHP Strumicë. Ndryshe, në 24 orët e fundit ky është aksidenti i dytë me pasoja fatale në këtë rajon. Mbrëmë në rrugën lokale Novosellë – Mokrievë poashtu ka humbur jetën një 38 vjeçar, banor i fshatit Mokrievë, ndërsa dy persona të tjerë u lënduan.

QËNDRONI TË LIDHUR