• e mërkurë, 26 qershor 2024

Niveli më i lartë i paralajmërimit për stuhi të forta është lëshuar në Itali, Slloveni dhe Austri

Niveli më i lartë i paralajmërimit për stuhi të forta është lëshuar në Itali, Slloveni dhe Austri

Romë, 24 korrik 2023 (MIA) - Rajoni po përgatitet për një stuhi shumë të fortë, për shkak se niveli më i lartë i paralajmërimit për stuhi është lëshuar për pjesët veriore të Italisë, një pjesë të madhe të Sllovenisë dhe Austrisë dhe pjesën perëndimore të Hungarisë. 

Në këto rajone deri në fund të ditës pritet stuhi e fortë dhe bubullima me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër. Janë të mundura edhe stuhitë me breshër shkatërrues, erëra me fuqi uragani me shpejtësi 120 kilometra në orë dhe stuhi të forta.

Në disa lokacione për një kohë shumë të shkurtër priten reshje të dendura shiu, përmbytje dhe përrenj.

Me breshër deri në fund të ditës do të përfshihet edhe pjesa veriperëndimore e Kroacisë, por rreziku është më i vogël krahasuar me Slloveninë dhe Italinë. 

Por, edhe kjo pjesë e Kroacisë do të goditet nga shira shumë të rrëmbyeshëm dhe bubullima të forta, me paraqitje lokale të breshërit.

Të gjitha këto rajone janë të prekura nga cikloni nga veriu i Italisë qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR