• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nisma Ballkani i Hapur ka mundësuar rritje të shkëmbimit tregtar për pothuajse 30 për qind

Nisma Ballkani i Hapur ka mundësuar rritje të shkëmbimit tregtar për pothuajse 30 për qind

Beograd, 24 prill 2023 (MIA) - Nisma "Ballkani i Hapur" deri më tani ka mundësuar eksportin apo importin e produkteve ushqimore mes vendeve-anëtare që të ulet deri në 50 për qind, shpenzimet e drejtpërdejta për tatime dhe taksa janë zvogëluar deri në 80 për qind, që ka rezultuar me rritje të shkëmbmit tregtar në rajonin e Ballkanit të Hapur për pothuajse 30 për qind, tregoi sot hulumtimit i Odave ekonomike amerikane (AmCham) në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri.

"Nisma Ballkani i Hapur paraqet mundësi të shkëlqyer për liberalizimin e rrjedhave kapitale, sepse do ta bëjë rajonin më atraktiv për investime të reja, si dhe për zgjerimin e investimeve", tha kryetari i Amçam, Stefan Llazareviq, në konferencën "Bashkëpunim ekonomik rajonal, Ballkani i Hapur: çka mund të pret ekonomia?".

Ai shtoi se është e domosdoshme nisma e Ballkanit Perëndimor të zgjerohet në të gjitha tregjet në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të integrimit ekonomik të jetë akoma më i suksesshëm.

Llazareviq deklaroi edhe se bashkësia e biznesit pret shumë nga implementimi i marërveshjeve të arritura në sferën e qasjes së lirë deri në tregun e punës.

Ai përkujtoi se nisma Ballkani Perëndimor ka për qëllim të krijojë tre të vetëm rajonal të bazuar në parimet dhe vlerat, në të cilat bazohet tregu i vetëm i Bashkimit Evropian, e ato janë liria e lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimit dhe njerëzve.

Ministri serb i tregtisë Tomisllav Momiroviq theksoi se Ballkani i Hapur është "një nga aspektet më të rëndësishme të ekonomisë dhe politikës serbe".

Ai shtoi se kjo është arsyeja pse Serbia është e vendosur të lidhë tregun rajonal në çdo mënyrë, duke kujtuar se Ballkani i Hapur është iniciativë e liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, gjegjësisht nuk është imponuar nga jashtë.

“Ballkani i Hapur bëri që sot Serbia dhe Shqipëria të kenë marrëdhëniet më të mira politike në historinë e tyre”, tha ministri i Tregtisë së Serbisë dhe theksoi se Qeveria e Serbisë nuk do të heqë dorë nga integrimet rajonale. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR