Niset misioni i parë komercial panevropian në hapësirë
- Nga Qendra hapësinore "Kenedi" e Aeronautikës kombëtare amerikane dhe Administratës Hapësinore (NASA) e Kejp Kanaveral në Florida natën e kaluar u nis misioni i parë komercial panevropian në hapësirë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (MVS).
- Post By Sara Ademi
- 12:50, 19 janar, 2024
Bruksel, 19 janar 2024 (MIA) - Nga Qendra hapësinore "Kenedi" e Aeronautikës kombëtare amerikane dhe Administratës Hapësinore (NASA) e Kejp Kanaveral në Florida natën e kaluar u nis misioni i parë komercial panevropian në hapësirë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (MVS).
Kapsula "SpejsIks Kru Dragon" me ekuipazhin evropian prej katër anëtarësh u lëshua me raketën "Falkon 9". Ekuipazhi përfshin kolonelin e Forcave Ajrore Italiane Ualter Villadei, i cili është gjithashtu piloti i fluturakes, aviatorin suedez Markus Vand, anëtarin e Forcave Ajrore Turke, Alper Gezeravxhi dhe astronautin në pension i NASA-s Majkëll Lopez-Algjeria, i cili ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe spanjolle dhe është komandant i fluturimit.
Është planifikuar që pas një fluturimi 36 orësh, raketa të mbërrijë nesër në mëngjes në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (MVS), ku tashmë ka një ekuipazh të përhershëm prej shtatë anëtarësh - tre rusë, dy amerikanë, një japonez dhe një danez. Misioni i katër “mysafirëve” të MVS-së është parashikuar të zgjasë dy javë.
Ky është fluturimi i tretë komercial i organizuar nga kompania e Teksasit "Aksion" në dy vitet e fundit, e cila dërgon në orbitën e Tokës astronautë të sponsorizuar nga qeveri të huaja apo kompani private. Në misionin e mëparshëm, të nisur në maj të vitit të kaluar, dy amerikanë dhe dy sauditë udhëtuan në një mision tetë-ditor në MVS, duke përfshirë shkencëtaren biomjekësore Rajana Barnavi, e cila u bë gruaja e parë arabe që qëndroi në orbitën e Tokës.
"Bileta" për një fluturim në hapësirë nga "Aksion" kushton të paktën 55 milionë dollarë.
Sistemet e lëshimit të raketave "Aksion" ofrohen nga kompania "SpejsIks" e Ilon Mask. sa/
Foto: Iks