• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ninova: Pres që eksporti i ushqimit bullgar në Kosovë të rritet

Ninova: Pres që eksporti i ushqimit bullgar në Kosovë të rritet
Sofje, 6 prill 2022 (MIA) - Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Ekonomisë, Kornelia Ninova u takua me ministren kosovare të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Sipas ministres Ninova, marrëdhëniet tregtare-ekonomike mes Bullgarisë dhe Kosovës janë tradicionalisht të mira, por shfaqi shpresë se mund të bëhet më shumë. "Edhe krahas ndikimit negativ të pandemisë me Kovid-19 ndaj ekonomive, në vitin 2021 këmbimi tregtar mes Sofjes dhe Prishtinës është 114,4 milionë euro dhe është rritur për 11,4 për qind. Saldoja tregtare mbetet pozitive për Bullgarinë dhe paraqet 71,3 milionë euro", tha Ninova në takim me Rizvanollin. Ninova e karakterizoi tregun kosovar si mjaft perspektiv në sektorë të ndryshëm. Ajo theksoi se  një numër i madh i kompanive kosovare zhvillojnë bashkëpunim tregtar me partnerët bullgarë. Ninova konsideron se Bullgaria në të ardhmen e afërt mund të ketë prani akoma më të gjerë në tregun kosovar. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR