• e martë, 24 dhjetor 2024

Ninova: Institucioni president për Radevin është i ngushtë dhe kërkon pushtet të vërtetë

Ninova: Institucioni president për Radevin është i ngushtë dhe kërkon pushtet të vërtetë
Sofje, 25 qershor 2022 (MIA)- Zëvendëskryeministrja në dorëheqje dhe lidere e Partisë socialiste bullgare, Kornelia Ninova në intervistën për Televizionin kombëtar bullgar (BNT) ka kritikuar veprimet e presidentit Rumen Radev. Siç bën të ditur korrespondenti i MIA-s në Sofje, Ninova ka akuzuar Radevin për sulme të njëanshme ndaj Qeverisë së Kiril Petkovit, pasi synon në më shumë pushtet. Ajo ka komentuar se institucioni president i Radevit është i ngushtë dhe se dëshiron pushtet të vërtetë. Qeveritë kalimtare të vitit të kaluar përmes të cilëve ai ka sunduar i kanë pëlqyer. Radevi, sipas Ninovës shpreson se me lansimin e “Vazhdojmë me ndryshimet” në pushtet si persona të ndryshimit, do të mbetet në prapavijë dhe përmes njerëzve të tij që kanë marrë pjesë në qeveritë kalimtare të Bullgarisë do të vazhdojë të tërheq penjtë dhe të sundojë me vendin. Ninova ka komentuar edhe propozimin e presidencës franceze për Maqedoninë e Veriut pasi PSB është përmbajtur nga votimi në Kuvendin kombëtar pasi ajo nuk ka respektuar plotësisht vijat e tyre të kuqe për Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e marrëveshjes bilaterale. Në të thuhet se bisedimet do të fillojnë pasi Shkupi do të ndryshojë Kushtetutën dhe të përfshijë bullgarët në të, ndërsa ky është propozim i mirë”, tha Ninova. Ajo shton se propozimi ka të bëjë me protokollin bilateral pa u nënshkruar i njëjti nga asnjë palë. Duke komentuar reagimin e ashpër të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për propozimin e presidencës franceze me BE-në, Ninova tha se interesat bullgare nuk janë mbrojtur, pasi nuk është nënshkruar protokoll bilateral. Ninova ka qenë kategorike se tema "Maqedoni" është përdorur në mënyrë të vrazhdë për qëllime partiake nga dy parti - "Ka një popull të tillë" dhe GERB. Ajo thekson se për momentin ka sugjerim se mund të formohet një shumicë e re euroatlantike në Kuvendin kombëtar, përmes së cilës Bojko Borisovi po përpiqet të pastrojë imazhin e tij përmes temës "Maqedoni" e cila zhvendos vëmendjen nga qëllimi për të cilin protestuan njerëzit në Bullgari në dy javët e fundit. Për Kornelia Ninovën, zgjedhjet e reja dhe qeveria kalimtare janë opsioni më i keq për popullin në Bullgari, pasi vendin e pret një vjeshtë dhe dimër i vështirë.

QËNDRONI TË LIDHUR