Nikollovski: Spitali ushtarak merr pamje të re, do të kemi spitalin më bashkëkohor në vend
- Mjekët do të marrin kushte më të mira për punë, ndërsa pacientët do të marrin një nga spitalet më moderne në vend. Me investim prej 12 milionë euro po rikonstruktohet plotësisht spitali, theksoi zëvendëskryeministri i Qeverisë, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës së sotme në Spitalin ushtarak së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliun.
- Post By Ramize Qamili
- 17:06, 11 shtator, 2025
Shkup, 11 shtator 2025 (MIA) - Mjekët do të kenë kushte më të mira për punë, ndërsa pacientët do të marrin një nga spitalet më bashkëkohore në vend. Me investim prej 12 milionë euro po rikonstruktohet plotësisht spitali, theksoi zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës së sotme në Spitalin ushtarak së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ai shtoi se ky është projekt në të cilin po punojnë në kuadër të koncesionit që TAV ka për dy aeroportet, Shkupin dhe Ohrin.
"Një pjesë e mjeteve përdoren për projekte me dobi shoqërore dhe 12 milionë euro do të shpenzohen për rindërtimin e plotë të bllokut kirurgjikal, bllokut të patologjisë, biokimisë dhe pajisje të plota sipas standardeve më bashkëkohore", thotë zëvendëskryeministri Nikolloski.

Siç informuan nga Ministria e Transportit, Nikolloski thekson se ajo që është shumë me rëndësi është që mjekët të marrin kushte të mira për punë, ndërsa pacientët do të kenë spitalin më bashkëkohor në të gjithë vendin.
"Më vjen mirë që në bashkëpunim me TAV-in arritëm ta realizojmë këtë dhe shpresoj se do të kemi edhe projekte të tjera të dobishme për shoqërinë", thekson zëvendëskryeministri, Aleksandar Nikolloski. rq/bsh/
Foto: Ministria e Transportit