• e diel, 22 dhjetor 2024

Nikollovski nënshkroi 900 marrëveshje të reja për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore në 20 komuna

Nikollovski nënshkroi 900 marrëveshje të reja për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore në 20 komuna
Shkup, 22 janar 2022 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot ka nënshkruar 900 marrëveshje të reja për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe deri në tre hektarë. Këto marrëveshje janë për të dyja thirrjet publike të shpallura në gusht të vitit 2021 për sipërfaqe në Manastir, Makedonski Brod, Vinicë, Dellçevë, Koçan, Kriva Pallankë, Kratovë, Kavadar, Rosoman, Negotinë, Probishtip, Radovish, Veles, Berovë, Pehçevë, Vallandovë, Gjevgjeli, Strumicë, Prilep dhe Shtip, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Ministri theksoi se marrëveshjet e aplikuesve do t'u ndahen në terren dhe se praktika e filluar në periudhën 2017-2019   e shpërndarjes joselektive të tokës te bujqit e vërtetë, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.  ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR