• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Krijojmë model të ri të subvencionimit, qëllimi është që ta rrisim prodhimtarinë vendore

Nikollovski: Krijojmë model të ri të subvencionimit, qëllimi është që ta rrisim prodhimtarinë vendore
Shkup, 14 shtator 2022 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sonte deklaroi se qëllimi i modelit të ri të subvencionimit është që të rritet prodhimtaria vendore. "Propozimi i ri nuk shkurton asgjë nga mbështetja e mëparshme që marrin fermerët, i njëjti buxhet mbetet i shpërndarë në disa programe mbështetëse. Baza e skeletit është kalimi nga një sistem në të cilin paguhen subvencionet për sipërfaqe të fermave bujqësore dhe fermerët tani do ta marrin atë mbështetje si subvencion bazë për kultivimin e tokës, dhe ne e lidhim pjesën tjetër të subvencioneve me prodhimin, gjegjësisht për të dëshmuar se e kanë prodhimin që u jepet apo u dorëzohet objekteve përpunuese të regjistruara, tregtarëve apo blerësve dhe në të njëjtën kohë për të krijuar të ardhura", theksoi Nikollovski në emisionin "Top tema" në Televizionin Telma ku ishte mysafir. Për konceptin e ri, siç theksoi, është punuar gjashtë muaj dhe vijon prezantimi para grupeve nënsektoriale dhe takime në teren me bujqit me qëllim që të sqarohet modeli i ri dhe deri në fund të vitit të përcaktohet. Një nga punët për të cilën punon Ministria, siç theksoi Nikollovski, është edhe sigurimi bujqësor. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR