• e diel, 22 dhjetor 2024

Nikollovski: Jemi të gatshëm që përmes FI të kompensohet dallimi mes çmimit prodhues dhe të ngrirë për prodhuesit e kulturave të hershme bujqësore të cilët kanë shpenzime të rritura

Nikollovski: Jemi të gatshëm që përmes FI të kompensohet dallimi mes çmimit prodhues dhe të ngrirë për prodhuesit e kulturave të hershme bujqësore të cilët kanë shpenzime të rritura

Koçan, 11 prill 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot pati takime me prodhuesit e kulturave të hershme bujqësore dhe orizit nga rajoni i Koçanit, në të cilat u njoftua me problemet me të cilat përballen dhe i informoi për masat qeveritare për mbështetje.

Një nga problemet kryesore për prodhimitarinë e kulturave të hershme bujqësore në oranzheri është që ka indikacione serioze për keqpëdorime gjatë importit të disa produkteve të caktuara bujqësore, për çka ishte kërkuar që institucionet të punojnë në mbrojtjen e prodhuesve vendorë. 

"Qytetarët nuk duhet të paguajnë produktet e shtrenjta për shkak të çmimeve të larta të importit, tregtarët nuk mund të pasurohen mbi kurrizin e tyre dhe nuk duhet të ketë mafi. Llogaritjet tona thonë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është importuar rreth dy milionë kilogramë domate, kastraveca dhe speca dhe me masat që ka sjellë qeveria për këtë vit standardi i qytetarëve do të mbrohet me rreth dy milionë euro, vetëm për këto pak produkte bujqësore. Nëpërmjet fondit të ndërhyrjes jemi gati të dëmshpërblejmë të gjithë prodhuesit serë që kanë rritur shpenzimet për diferencën e çmimit të prodhimit me çmimin e ngrirë. Gjatë kësaj periudhe do të analizojmë sasitë që do të prodhohen në muajin prill dhe kjo do të jetë masa e parë intervenuese për këtë vit", theksoi ministri Nikollovski.

Në takimin me prodhuesit e orizit, ministri Nikollovski theksoi se ata vazhdimisht marrin mbështetje shtetërore, me intervenime financiare të rregullta dhe plotësuese, ndërsa janë futur edhe një varg masash të reja përmes programit për zhvillim rural.

"Gëzon fakti që çmimi i blerjes së orizit është rritur në mënyrë drastike, ndërsa analizat e fundit tregojnë se ai sillet ndërmjet 36 dhe 38 denarë për një kilogram arpë.Prej sot filloi pagesa e masës shtesë prej tre denarë për kilogram arpë të dorëzuar, të cilën tashmë e kanë marrë mbi një mijë fermerë. Më herët, në muajin shkurt, janë paguar të gjitha subvencionet për bujqësi, përfshirë prodhimin e orizit, në vlerë prej 60 milionë euro, që është rezultat i shumës më të madhe të buxhetit deri më tani për bujqësinë. Për herë të parë këtë vit, të gjithë fermerët do të marrin paradhënie prej 30 për qind, si pjesë e modelit të ri të mbështetjes", theksoi ministri Nikollovski.

Në lidhje me paralajmërimet për protesta dhe pakënaqësisë së një pjese të prodhuesve të orizit ministri Nikollovski vlerësoi se nuk ka arsye për këtë, ndërsa sjellja e tillë e individëve, të cilat janë të motivuar nga shkaqe të tjera, përfaqëson keqpëdorim të mundit të bujqve. fc/

Fotografitë: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR