• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski: Duhani është kulturë strategjike, përpunuesit e duhanit kanë mbështetjen tonë

Nikollovski: Duhani është kulturë strategjike, përpunuesit e duhanit kanë mbështetjen tonë

Prilep, 28 prill 2023 (MIA) - Duhani është kulturë e rëndësishme në shtet. Sigurojmë hyrje më të lartë të devizave dhe e respektojmë dhe vlerësojmë gjendjen e vështirë të përpunuesve të duhanit, pikërisht me të gjitha masat dhe pagesën e subvencioneve, madje dy muaj para afatit ligjor, deklaroi sot nga Prilepi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Ai, siç tha, nga terreni me përpunuesit e duhanit, ka dashur të informohet drejtpërdrejt për ecurinë e pagesës së subvencioneve për kulturën nga korrja e vitit të kaluar.

"Me zgjidhje brenda një dite janë paguar  26 milionë euro subvencion për rreth 16 mijë prodhues të duhanit. Fjalën që iu dhamë prodhuesve të duhanit e plotësuam. Premtuam se kjo pagesë e madhe do të bëhej deri në fund të prillit, edhe atë dy muaj para afatit ligjor. Duhani është kulturë e rëndësishme për vendin, por edhe kulturë e vështirë për t'u prodhuar. E respektojmë dhe vlerësojmë gjendjen e vështirë të shitësve të duhanit",deklaroi Nikollovski.

Vitin e kaluar, siç tha ai, kemi pasur prodhim cilësor që është shitur shpejt me çmim mesatar prej 290 denarë për një kilogram, që është një rritje për 44 për qind nga korrja e vitit 2021. Nëse këtij çmimi i shtohen edhe subvencionet sipas modelit të ri, çmimi i përgjithshëm mesatar arrin 370 denarë për kilogram. Blerja shkoi shpejt dhe pa asnjë problem. Vlera e përgjithshme e duhanit të blerë arriti mbi gjashtë miliardë denarë.

Ministri Nikollovski informon se edhe këtë vit pritet një korrje e mirë e duhanit. Ai theksoi mbështetjen për shitësit e duhanit, të cilët do të negociojnë me blerësit për çmime më të larta, për shkak të rritjes së shpenzimeve. Nga data 10 maj do të nisin mbledhjet e rregullta të grupeve nënsektore kur do të mbahet edhe Agro Këshilli.

Prodhimi i duhanit është traditë e këtij vendi dhe përmes kësaj shteti siguron hyrjen më të madhe të devizave, pasi duhani është produkti më i eksportuar, pasuar nga vera dhe industria e konservimit. qa/bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR