• e martë, 24 dhjetor 2024

Nikolloski - Shinko: Përvojat sllovene model për mbështetje të bujqve të rinj, zhvillimi i kooperativave dhe zbatimi i axhendës së gjelbër

Nikolloski - Shinko: Përvojat sllovene model për mbështetje të bujqve të rinj, zhvillimi i kooperativave dhe zbatimi i axhendës së gjelbër

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, i cili është për vizitë pune në Republikën e Sllovenisë, u takua me kolegen sllovene ministren Irena Shinko, me të cilën biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen në pjesën për zhvillim të agrosektorit, me theks të veçantë në përfshirjen dhe motivimin për të rinjtë në bujqësi, por edhe zhvillimin e kooperativave si faktor i fuqishëm për zhvillimin e bujqësisë.       

Siç kumtuan nga MBPEU, dy ministrat kanë ndarë përvoja në pjesën për luftën kundër prerjes ilegale dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, duke shteruar përvoja pozitive nga Sllovenia, të cilat mund të ndihmojnë dhe të zbatohen tek ne përmes reformës së re, e cila zbatohet në pylltari dhe riorganizim në NP Pyjet nacionale. 

Ministri Nikollovski në deklaratën e tij pas takimit me ministren Shinko theksoi se Republika e Sllovenisë është mbështetësi ynë pa rezervë dhe mik i dëshmuar prej ku ezaurojmë përvoja në më shumë fusha, por edhe se pikërisht Sllovenia është shembulli ynë pozitiv, për çka do të prihemi për një Maqedoni të Veriut akoma më të gjelbër.

Ministri Nikollovski, shtohet, shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe miqësinë shumëvjeçare të suksesshme ndërmjet dy vendeve tona, veçanërisht për bashkëpunimin që në planin teknik në periudhën e kaluar është realizuar përmes formave të ndryshme të mbështetjes, kryesisht në proceset e integrimit evropian.

Një numër i madh i ekspertëve nga Sllovenia u përfshinë në mënyrë aktive dhe e ndihmuan procesin e harmonizimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe përmes projekteve të IPA-s u dha mbështetje e konsiderueshme në procesin e fuqizimit institucional të MBPEU, për të përmbushur standardet dhe kriteret e Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatë. mb/

Foto:

 

QËNDRONI TË LIDHUR