• e premte, 05 dhjetor 2025

Nikolloski: Orce Gjorgjievski do të ketë fitore bindëse dhe do të jetë kryetari i Shkupit

Nikolloski: Orce Gjorgjievski do të ketë fitore bindëse dhe do të jetë kryetari i Shkupit

Shkup, 20 tetor 2025 (MIA) - Jam i bindur se edhe Shkupi do të bëjë zgjedhjen e duhur. Me vetëm atë që Orce Gjorgjievski kryesoi me më shumë se 3:1 në rrethin e parë, është e qartë se çfarë do të ndodhë në rrethin e dytë, gjegjësisht Orce do të ketë fitore bindëse dhe do të jetë kryetar i Qytetit të Shkupit, deklaroi sot në konferencë për shtyp nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski. 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kandidatët kundërshtarë në komunën e Karposhit, Stevço Jakimovski dhe në Qytetin e Shkupit, Amar Mecinoviq nga E Majta, dhe nëse pret mbështetje nga LSDM në Karposh për kandidatin e tyre Sotir Llukrovski dhe në Qytetin e Shkupit për Orce Gjorgievskin, Nikolloski tha se në Karposh, kandidati kundërshtar është në "listën e zezë" të SHBA-së dhe shtoi se ai tashmë është dënuar nga Gjykata Themelore një krim në komunë.

"Ky është njeriu i cili është kundërkandidati ynë në Karposh dhe për këtë arsye jam i bindur se do të kemi fitore bindëse në Karposh sepse banorët e Karposhit jam i sigurt se nuk do të votojnë për një njeri që është dënuar tashmë për krim dhe i cili është në 'listën e zezë' të SHBA-së për shkak të krimit dhe korrupsionit dhe një njeri që shkatërroi komunën e Karposhit, veçanërisht pjesën urbane. Të gjithë mund ta shohim se si duket Karposhi tani, ndërsa të gjithë e kujtojmë se si dukej ai para mandatit të tij si kryetar komune", tha Nikolloski. 

Lidhur me partinë politike E Majta, siç tha, atje është i qartë orientimi i tyre. 

"Ai është në kundërshtim me përcaktimet dhe angazhimet gjeostrategjike të Maqedonisë, gjë që mendoj se është një dëm i madh për Maqedoninë, sepse populli i Maqedonisë gjithmonë ka vuajtur kur ka bërë zgjedhje të gabuara gjeostrategjike. Tani kemi zgjedhjen e duhur gjeostrategjike. Ne jemi partnerë strategjikë me SHBA-në, ndërsa që nga maji i këtij viti dhe me Britaninë e Madhe, kemi partneritete strategjike me dy fuqitë më të fuqishme botërore. Jemi anëtare të NATO-s, duam të jemi anëtarë të BE-së. Kjo fatkeqësisht, nuk varet vetëm nga ne dhe kjo është një nga arsyet pse Maqedonia po përparon. Shikoni se si po zhvillohet ekonomia në këtë një vit e tre muaj, ku eksportet kryesore janë në vendet e botës perëndimore. Kështu që jam i bindur se Shkupi do të bëjë zgjedhjen e duhur. Me vetëm atë që Orce Gjorgjievski kryeson më shumë se 3:1 në rrethin e parë, është e qartë se çfarë do të ndodhë në rrethin e dytë, gjegjëisht Orce do të ketë fitore bindëse dhe do të jetë kryetar i Qytetit të Shkupit", potencoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së. 

LSDM-ja, siç tha, tani është në një situatë të tillë dhe me probleme të tilla dhe do të merret me veten, ndërsa jo me mbështetjen e askujt. 

I pyetur nëse pret mbështetje nga BDI-ja për Qytetin e Shkupit, Nikolloski tha se edhe BDI-ja është në një situatë të ngjashme dhe do të merren më shumë me veten, ndërsa jo për mbështetjen. 

"Mendoj se është e drejtë ta pyesim BDI-në se si është e mundur të ketë rezultate kaq interesante për partinë E Majta në Çair dhe nëse është rastësi apo jo. Le t’i pyesim publikisht nëse do të konfirmojnë tani se kanë pasur marrëveshje me Të Majtën për t’i mbështetur në Shkup, ndërsa këto në këmbim do të nxjeerin kandidatë për kryetar komunash në Strugë, Tetovë, Gostivar, etj. Por kjo taktikë i dështoi me zgjedhjet e djeshme. Partnerët tanë janë të qartë, është Koalicioni VLEN dhe ZNAM i Maksim Dimitrievskit dhe ne mbetemi me ta", deklaroi Nikolloski. 

I pyetur se si do ta komentonte dallimin prej rreth 130 mijë votash krahasuar me zgjedhjet parlamentare, Nikolloski tha se zgjedhjet lokale maten me zgjedhje lokale, zgjedhjet parlamentare me zgjedhje parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale me zgjedhje presidenciale. 

"Kështu bëhen krahasimet. Dalja është diku e ngjashme me zgjedhjet lokale të vitit 2021", deklaroi Nikolloski. rq/

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR