• e premte, 05 korrik 2024

Nikolloski: Nuk do të ketë Qeveri me BDI-në

Nikolloski: Nuk do të ketë Qeveri me BDI-në

Shkup, 5 nëntor 2023 (MIA) - Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski deklaroi se nëse partia e tij fiton zgjedhjet parlamentare, nuk do të formojë Qeveri me BDI-në.

"Pas zgjedhjeve, një gjë është e sigurt, ajo është se nuk do të ketë Qeveri me BDI-në. Kjo kryesi e BDI-së për fat të keq është kriminalizuar deri në nivelin maksimal të mundshme, pothuajse nuk ka ditë që të mos ketë një aferë, në të cilën janë pjesë përfaqësues të BDI-së. Kjo është sjellje që askush nuk mund ta tolerojë dhe sjellje që duhet të hetohet nga autoritetet dhe të mos jetë pjesë e punës së qeverisë, sepse ne dalim me programin tonë dhe ju nuk mund ta zbatoni atë program me njerëz që shkojnë në punë dhe mendojnë se si të abuzojnë diçka apo të bëjnë një krim", tha Nikollovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR