• e premte, 05 dhjetor 2025

Nikolloski në takim me UKEF në Londër: Maqedonia me mbështetje të madhe nga Britania e Madhe fillon projektin më të rëndësishëm rajonal të hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10

Nikolloski në takim me UKEF në Londër: Maqedonia me mbështetje të madhe nga Britania e Madhe fillon projektin më të rëndësishëm rajonal të hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10

Shkup, 22 tetor 2025 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në kuadër të vizitës së tij të punës në Mbretërinë e Bashkuar sot zhvilloi takim me përfaqësues të Agjencisë kombëtare për financim të eksportit - UKEF. 

Siç kumtoi Ministria e Transportit, në takim u diskutua mbështetja që ofrohet nga UKEF drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor në pjesën e burimeve të rinovueshme të energjisë, transportit dhe shëndetësisë.  

Zëvendëskryeministri Nikolloski në takim ka potencuar planet strategjike kombëtare të Maqedonisë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës me theks të veçantë në lidhjen rajonale të rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe politikat e tranzicionit të gjelbër. 

Fokus të veçantë i kushtoi ndërtimit të hekurudhës së shpejtë, si një projekt me rëndësi kombëtare dhe rajonale, që po realizohet me mbështetjen e madhe të Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet mbështetjes financiare, si dhe transferimit të njohurive dhe praktikave të ekspertëve. 

"Maqedonia është një shembull se si bashkëpunimi me UKEF ndikon në zhvillimin ekonomik rajonal", theksoi Nikolloski në takim, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar është partner strategjik i Maqedonisë në zhvillimin e vendit dhe në atë kontekst, bashkëpunimi ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe social", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Transportit. 

Gjithashtu u shkëmbyen informacione për bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me mbështetjen që ofron kjo Agjenci në kuadër të politikave të saj shtetërore. 

Në takim përveç zëvendëskryeministrit Nikolloski, morën pjesë edhe ministrat e këtij dikasteri nga Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria. rq/ 

Foto: Ministria e Transportit

 

QËNDRONI TË LIDHUR