• e premte, 11 tetor 2024

Nikolloski: Kushti për operator të tretë celular është që ai të jetë nga një shtet anëtar i BE-së ose NATO-s

Nikolloski: Kushti për operator të tretë celular është që ai të jetë nga një shtet anëtar i BE-së ose NATO-s

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Nëse do të kemi operator të tretë celular apo do të gjejmë mënyrë tjetër për uljen e çmimeve të shërbimeve, për këtë duhet të vendosim si qeveri. Megjithatë, kërkesë bazë për operator të tretë celular është që ai të jetë nga një shtet anëtar i BE-së ose NATO-s dhe të përdorë teknologjinë e ashtuquajtur “të pastër” dhe e aprovuar nga Aleanca, me ndalesa të rrepta për përdorimin e teknologjisë ruse, kineze, indiane e cila nuk është e aprovuar nga NATO, deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski gjatë pjesëmarrjes së sontme në lajmet e televizionit “Sitell”.

"Nëse duan të sulmojnë “For aj xhi”, le të verifikojnë se cilët janë pronarët e saj. Një nga pronarët e saj është industria më e madhe ushtarake nga Gjermania "Rajn metal” e cila ndër të tjera prodhon edhe tanket “Leopard”. Kështuqë kur sulmohemi nga të dy operatorët përmes aktorëve të tyre, le të përgatiten më mirë. Por, në vend që të humbin energji dhe kohë të më sulmojnë mua, kryeministrin Mickoski dhe qeverinë le të mendojnë se si të ulen shërbimet", thotë ministri duke u përgjigjur në pyetjen për sulmet se grupi hungarez “For aj xhi” e cila ka dërguar letër me qëllim që qeveria të instalojë rrjet celular në vend, ka marrëveshje strategjike me një kompani kineze.

Në lidhje me atë nëse Qeveria mendon t'ia marrë ingerencat kryetares së Shkupit, Danella Arsovska për NQP Shkup, siç bëri me Ndërmarrjet publike "Higjiena komunale" dhe "Parqe dhe gjelbërime", Nikolloski deklaroi se për këtë duhet të diskutohet në mbledhjen e qeverisë.

"Duhet të flasim në qeveri dhe të shohim se cilat janë modalitetet më të mira. Nëse ka iniciativë nga kryetarët e komunave, jam i gatshëm të flas me ta. Unë në fillim kam paralajmëruar iniciativë për një tren urban dhe kam menduar se nga Qyteti i Shkupit do ta përkrahin, por nuk ndodhi. Unë ta bëj këtë dhe mendoj se treni urban do ta lehtësojë shumë rrëmujën në komunikacion", tha Nikolloski.

Ministri shpjegoi se ideja për ligje të veçanta për urbanizëm të komunave Karposh dhe Qendër ka ardhur në seancën e komisionit parlamentar ku janë shqyrtuar ndryshimet në Ligjin për urbanizëm.

Nikolloski po ashtu shtoi se me ndryshimet në Ligjin për urbanistikë të cilat u miratuan pardje në Kuvend, do të lehtësohen procedurat për ndërtimin e objekteve shëndetësore dhe arsimore si dhe garazheve në kate.

"Ja po ofroj që të përpilojmë ligj të ri të përbashkët për planifikim urban i cili do t'i mbulojë të gjitha shqetësimet e tyre pasi me këtë ligj këto gjëra nuk janë përfshirë fare", theksoi mes tjerash ministri Nikolloski.

Foto: skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR