Nikolloski: Jemi të përgatitur për sulm nga operatorët celular, por jemi disa hapa para tyre
- Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski ka thënë se qëllimi i paralajmërimeve për ndryshime në tregun e telekomunikacionit me mundësinë e hyrjes së operatorit të tretë celular është që qytetarët të marrin shërbime më cilësore për më pak para, sepse sipas tij, “me duopolin aktual çmimet jo vetëm që janë ulur, por janë në rritje".
- Post By Fami Bajrami
- 13:47, 19 gusht, 2024
Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski ka thënë se qëllimi i paralajmërimeve për ndryshime në tregun e telekomunikacionit me mundësinë e hyrjes së operatorit të tretë celular është që qytetarët të marrin shërbime më cilësore për më pak para, sepse sipas tij, “me duopolin aktual çmimet jo vetëm që janë ulur, por janë në rritje".
Në pyetjen e gazetarëve për letrën e qëllimit të dorëzuar deri në Qeveri nga operatori 4iG grupacioni nga Hungaria, Nikolloski tha se në periudhën e ardhshme do të merret një vendim strategjik nëse do të futet një operator i tretë celular apo do të punohet në uljen e çmimeve të dy operatorëve ekzistues. Por, theksoi, fakt është se aktualisht ekziston një duopol mes dy operatorëve ekzistues dhe tregu është i ndarë në mënyrë ideale 51:49 ndërmjet operatorit të parë dhe atij të dytë.
"Çmimet e shërbimeve jo vetëm që nuk janë ulur por janë në rritje. Nuk ka konkurrencë as për ofrimin e shërbimeve më të mira dhe as për çmime më të lira për qytetarët. Çdo ditë përballemi me probleme sepse ekziston ky binom- nëse bëhet fjalë se si janë vendosur stacionet bazë, nëse janë shërbimet që u ofrohen qytetarëve, cilësia nuk është në nivelin e duhur", deklaroi Nikollovski gjatë vizitës në Kavadar.
Ministri tha dhe se "janë përgatitur për sulm eventual nga dy operatorët, por edhe se janë disa hapa përpara tyre dhe janë të mirëinformuar".
Në pyetjen se pse një kompani hungareze për të cilën dihet se është e afërt me kryeministrin Orban, Nikolloski u përgjigj me një pyetje "Po pse jo?". Nëse tani qytetarët paguajnë 5.100 denarë për një shërbim të caktuar, ndërsa nesër paguajnë 3.100 denarë, sipas tij, "çka është me rëndësi se kush e ofron shërbimin?".
Ministri Nikollovski me datën 6 të këtij muaji e informoi Qeverinë në seancë se është pranuar një letër nga operatori hungarez grupacioni 4iG, pasi që më herët në Budapest zhvilloi një takim me kryetarin e grupit Gelert Zheszai.
Deri në tremujorin e tretë nga viti 2023 në tregun e telefonisë celulare janë regjistruar 2.074.021 parapagues aktivë në të cilin operatorët e rrjetit A1 Maqedoni dhe Telekom Maqedoni kanë pjesëmarrje përkatësisht 47.62 dhe 47.24 për qind. rq/
Foto: arkivi i MIA-s